image Plas sherri mes fqinjëve në Gjakovë, i riu e kërcënon viktimën - përfundon në pranga

Siguri

Plas sherri mes fqinjëve në Gjakovë, i riu e kërcënon viktimën – përfundon në pranga

news image

Zënkat e mosmarrëveshjet mes qytetarëve në vendin tonë janë shumë të shpeshta. Në to zakonisht përfshihen familjarë e fqinj dhe në shumë raste eskalojnë në të shara, kërcënime, sulme fizike e shpesh edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Në një sherr së fundi janë përfshirë dy persona në Gjakovë, ku një qytetar po dyshohet se ka kërcënuar fqinjin e tij.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jashar Salihu”, ku i dyshuari fillimisht e ka ofenduar viktimën, e më pas e ka kërcënuar.

I shqetësuar nga veprimet e fqinjit të tij, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer gjithë ngjarjen në detaje.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “Kanosje”.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Gjakovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje e kishte kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

/GazetaSinjali/