image Plas sherri mes disa personave për borxh në Prizren, tre të arrestuar
[wp-story id="814678"]

Siguri

Plas sherri mes disa personave për borxh në Prizren, tre të arrestuar

news image

Një mosmarrëveshje lidhur me një borxh është bërë mollë sherri mes disa personave në qytetin e Prizrenit, të cilët u përleshën fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Për të parandaluar ndonjë të keqe më të madhe, intervenimi i Policisë ka qenë i domosdoshëm, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pasi kanë marrë informatën se është duke u zhvilluar një rrahje.

Sinjali mëson se Policia me të dalë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestruar disa thika, të cilat nuk janë përdorur nga të dyshuarit. Po ashtu janë arrestuar tre të dyshuarit, ku njëri nga ta fillimisht është dërguar për tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra gjatë përleshjes.

Të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacion policor, ku para hetuesve dy nga të dyshuarit kanë pranuar se thikat e gjetura u përkasin atyre.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarve kanë nisur hetimet për veprën penale “Lëndim i lehte trupor”.

/GazetaSinjali/