image Plas bombola e gazit në një banesë në Tiranë, brenda ndodheshin familjarët

Shqipëri

Plas bombola e gazit në një banesë në Tiranë, brenda ndodheshin familjarët

news image

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Sauk të Tiranë gjatë ditës së sotme.

Pasi bombola ka shpërthyer banesa e shtetasit me iniciale A. D., ka marrë flakë.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. D., 46 vjeç, B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/