image Selimi: Plani franko-gjerman kushtëzon edhe liberalizimin e vizave

Politikë

Selimi: Plani franko-gjerman kushtëzon edhe liberalizimin e vizave

news image

Pranimi i planit franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve kushtëzon edhe liberalizimin e vizave, ka shkruar ish-ministri kosovar i jashtëm, Petrit Selimi.

“E padrejtë ose jo”, sipas ish-kryediplomatit, Kosova ka një varg kushtëzimesh me pranimin e këtij plani, siç janë edhe anëtarësimi në Organizatën e Atlantikut të Veriut, Këshillim e Evropsë, e madje edhe heqja e regjimit të vizave në Zonën Schengen.

“E padrejtë ose jo, por anëtarësimi i Kosovës në NATO, KiE, e madje edhe liberalizimi i vizave janë të kushtëzuara me pranimin e planit të përbashkët të Francës, Gjermanisë, BE’së dhe ShBA’së”, shkroi Selimi.

“Kjo ujdi do të thotë se Serbia pranon pasaportat, simbolet dhe kufijtë e Kosovës. Gjithashtu do të thotë se Kosova krijon Asociacionin [e komunave të banuara me shumicë serbe]”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në anën tjetër, me të pranuar këtë plan franko-gjerman, shpjegoi se “çfarë e gjen Serbinë” në rast të refuzimit të saj.

Siç tha ai, pas takimit me “Pesëshen e Madhe” diplomatike, nëse Serbia e refuzon këtë plan, atëherë mund t’i thoshin lamtumirë lëvizjes së lirë pa regjim vizash, investimeve evropiane.

/GazetaSinjali/