image Plagosje në Pejë: Theret me thikë një person, Policia vihet në ndjekje të personave të dyshuar

Siguri

Plagosje në Pejë: Theret me thikë një person, Policia vihet në ndjekje të personave të dyshuar

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në Pejë, në rrugën “Jeton Dedushaj”, ku një person është plagosur gjatë një përleshjeje me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rrreth 19:30 policia është njoftuar për një rrahje në rrugën Jeton Dedushaj në Pejë, gjatë përleshjes është përdorur mjeti mprehtë thikë, me që rast një person është therr me thikë dhe është dërguar për në spitalin rajonal, gjersa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Në vend të ngjarjes janë njësitë kompetente. Dy të dyshuarit janë të njohur për policinë”, tha Gashi.

/GazetaSinjali/