Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, ku një person është plagosur, raporton Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, viktima që u plagos është një grua, e cila tashmë është transportuar në QKUK.
Rasti sipas informacioneve të para ka ndodhur te tregu në Bresje.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.