Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Azem Bejta” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Azem Bejta në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur një person të plagosur, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjëkrsor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo thotë se aktualisht njësitet policore janë duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes për të kuptuar më shumë për rrethanat e ngjarjes dhe personat e dyshuar.
“Aktualisht nga njësitet policore është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë ngjarje”, ka thënë zëdhësja Flora Ahmeti. /Sinjali