Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Morinë të Gjakovës, ku është shkrepur arma dhe për pasojë është plagosur një person, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, personi që u qëllua dyshohet se ka qenë cak i personave të dyshuar për përfshirë në këtë rast.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.