image Plagosje me armë në Shkodër pas një konflikti, autori në kërkim

Shqipëri

Plagosje me armë në Shkodër pas një konflikti, autori në kërkim

news image

Një person ka mbetur i plagosur pas mesnate në qytetin e Shkodrës si pasojë e të shtënave me armë pas një konflikti. Rreth orës 00:05 në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, ka qëlluar me armë ndaj J. Ç., 26 vjeç, shkruan Gazeta Sinjali.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa po vijojnë kontrollet në disa zona të Shkodrës dhe rrethinat për kapjen e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/