Gazeta Sinjali raportoi më herët se një person është plagosur me armë zjarri sot në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, për Sinjalin ka njoftuar se personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Po ashtu, bëhet e ditur se personi i dyshuar është arrestuar dhe i është konfiskuar një armë zjarri./Gazeta Sinjali/