image Plagosja e tre të miturve në Prishtinë, kjo është gjendja shëndetësore e tyre

Siguri

Plagosja e tre të miturve në Prishtinë, kjo është gjendja shëndetësore e tyre

news image

Mbrëmjen e sotme disa të shtëna me armë zjarri trazuan banorët e lagjes Lakrishte në Prishtinë. Një përleshje mes disa të rinjsh rrezikoi të përfundojë tragjikisht. Tre persona mbetën të plagosur dhe tashmë janë dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa Policia ka nisur kërkimet për të rënë në gjurmët e dy personave të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Të plagosurit janë tre të mitur dhe janë jashtë rrezikut për jetë, këtë e ka konfirmuar për Sinjalin drejtori i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë.

“Të plagosurit janë të vitit 2006, 2006 dhe 2008, janë jashtë rrezikut për jetë. Njëri ka plagë në dorë”, u shpreh Avdyli.

Plagosjen e tre të miturve e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

/GazetaSinjali/