image Plagosja e dyfishtë në Klinë, Gjykata merr vendim ndaj avokatit Puka dhe dy anëtarëve të familjes Daka

Drejtësi

Plagosja e dyfishtë në Klinë, Gjykata merr vendim ndaj avokatit Puka dhe dy anëtarëve të familjes Daka

news image

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim për avokatin Veton Puka dhe dy anëtarët e familjes Daka, që dyshohen se u përfshinë rastin e plagosjes së dyfishtë para pak ditësh në qendër të Klinë.

Ndaj Pukës, Maliq Dakës dhe Ertur Dakës, Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, gjatë së cilës kohë të njëjtit nuk mund të largohen nga shtëpia e tyre përveç kur kjo është e domosdoshme për përmbushjen e nevojave jetësore dhe vetëm me lejen e gjykatës.

Gjykata ka gjetur se  masa e arrestit shtëpiak ofron siguri të mjaftueshme për zhvillimin normal dhe të suksesshëm të procedurës penale.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

/GazetaSinjali/