image Plagosja dhe rrahja në një parking në Podujevë: Bie në pranga të Policisë pas dy muajsh i dyshuari

Siguri

Plagosja dhe rrahja në një parking në Podujevë: Bie në pranga të Policisë pas dy muajsh i dyshuari

news image

Pas rreth dy muajsh në arrati, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dyshuarin për përleshjen me armë në parkingun ‘Park Plazza’ në Podujevë, ku një person pësoi plagë të rënda. Ngjarja ka ndodhur më 12 qershor, kur edhe Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për këtë rast. I dyshuari që u arrestua për këtë rast ka qenë në kërkim nga Policia, derisa u kap dje.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari V.B., u arrestua në Podujevë dhe më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim. Ndaj tij, Prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim, nën dyshimet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Ai bashkë me të dyshuarin Shaban Rushiti nga fshati Gllamnik dyshohet se u kapën me viktimën, si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kanë pasur para tetë muajsh.

Rushiti dyshohet se ia ka drejtuar armën viktimës duke i thënë se “A e din çka ke ba” dhe më pas e ka qëlluar, kurse i dyshuari tjetër i ka shkaktuar lëndime të rënda.

Në ditën kritike, i plagosuri ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, ndërkohë Policia kishte shpallur në kërkim të dyshuarit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

/GazetaSinjali/