Një person është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar në fshatin Doganaj të Kaçanikut.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.
Ai ka treguar se viktima është transferuar në Qendren e Mjekësisë Familjare në Kaçanik dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Gashi ka treguar se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe se Policia është duke ndërmarrë veprimet e duhura për identifikimin e tij.
“Reth 16:15 minuta në fashtin Doganaj të Kaçanikut, pas një rrahje mes dy personave, njëri nga ta ka përdorur armën e zjarrit. Pas pranimit të infortamtës, Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku të lënduarin e kanë transferuar në QKMF në Kaçanik. Sipas mjekëve, viktima është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe se Policia është duke ndërmarrë veprimet e duhura për identifikimin e personit të dyshuar”, ka thënë Gashi. /Gazeta Sinjali/