image Plagoset një 36-vjeçar në Ulpianë

Siguri

Plagoset një 36-vjeçar në Ulpianë

news image

Një i ri është therur me thikë sot në lagjen Ulpiana të Prishtinës, pas një përleshje me një person tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se D.Z., 36-vjeçar u ther me thikë nga i dyshuari F.D., 52-vjeçar, i cili më pas u arrestua.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 08:30 nga njësite të stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për lëndim trupor.

Rasti, lëndim trupor, ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje në mes të dy personave, ka rezultuar me një rrahje, me ç’ rast një prej tyre:

-D.Z , 36 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Personi i lënduar është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar personin e dyshuar:

F. D , 52 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar.

Aktualisht hetuesit janë duke kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/