image Plagoset me pushkë gjuetie një 14-vjeçar në Dragash

Siguri

Plagoset me pushkë gjuetie një 14-vjeçar në Dragash

news image

Një 14-vjeçar me inicialet A.H., ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit sot, rreth orës 15:30 në fshatin Glloboqicë të Komunës së Dragashit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga Policia, të cilët thanë se i mituri është plagosur me pushkë gjuetie, derisa po lozte me tre të mitur të tjerë, familjarë të tij në një shtëpi.

“Gjatë manovrimit me pushkë, njëri prej tyre është lënduar rëndë në gjoks dhe për momentin është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Prizren”./Gazeta Sinjali/