image Plagoset me armë zjarri Vali Corleone, arrestohet një 22-vjeçare

Siguri

Plagoset me armë zjarri Vali Corleone, arrestohet një 22-vjeçare

news image

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është plagosur Princ Valentino Corleone, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, është arrestuar një 22 vjeçare e cila dyshohet se ka gjuajtur me armë në drejtim të Corleones.

Nuk dihen motivet e incidentit.

E dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ajo do të hetohet nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Vrasje në tentativë’.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes autoritetet e rendit e kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 40 fishekë.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.

Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për “Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.

/GazetaSinjali/