Një 34-vjeçar është therur në gjoks me thikë mbrëmjën e së hënës, në Tiranë.
Viktima është dërguar në Spitalin e Traumës, ndërsa është në gjendje të rëndë, raporton Euronews, përcjell Sinjali.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar autorin e dyshuar, si dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vijim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!