I akuzuari për vrasjen makabre të vajzës dhe gruas, Pjetër Ndrecaj, në seancën e parë pas kthimit të rastit në rigjykim, është deklaruar i pafajshëm.
Ndrecaj deklaroi se nuk e pranon fajësinë për veprën penale të vrasjes së rëndë, ndërsa e pranon atë për armëmbajtje pa leje.
“Unë nuk e pranoj fajësinë, nuk kam shku me e vra me dashje”, ka deklaruar Ndrecaj. sot në Gjykatën Themelore në Gjakovë.
Gjykatësi Gëzim Pozhegu, pas deklaratës së Ndrecajt e ka caktuar seancën e shqyrtimit të dytë më 14 tetor në orën 10:00. Ai i ka njoftuar palët që t’i paraqesin kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës. /Sinjali
Gjykata Themelore në Gjakovë, më 2 nëntor të vitit të kaluar e kishte dënuar Ndrecajn me 24 vjet burgim për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Në mars, Gjykata Apelit e kishte ndryshuar këtë dënim, duke e dënuar Pjetër Ndrecajn me burgim të përjetshëm. /Sinjali