image Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në gjendje gatishmërie, kalojnë në orar 12 orësh

Siguri

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në gjendje gatishmërie, kalojnë në orar 12 orësh

news image

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë vënë në gjendje gatishmërie në rast të përshkallëzimit të situatës në veri të vendit. Kjo për shkak të bojkotimit të përfaqësuesve politikë e institucionalë serbë ndaj institucioneve kosovare, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se Policia ka ndryshuar orarin për zyrtarët e saj, duke kaluar në 12 orë shërbim dhe ka ndaluar pushimet vjetore.

Në anën tjetër, Policia ka përgënjeshtruar raportimet e mediave vendore se Njësia Speciale është nisur në veri.

Policia ka thënë se njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, por se s’ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicë.

/GazetaSinjali/