Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët të qytetarëve në pesë ciklet e fundit zgjedhore.
Sipas të dhënave zyrtare, në procesin e djeshëm zgjedhor votuan vetëm 36.88% e qytetarëve me të drejtë vote, duke shënuar nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në shtatë vitet e fundit.
Krahasuar me zgjedhjet paraprake, rënia është e dukshme. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 pjesëmarrja ishte 45.36%, ndërsa në ato të 9 shkurtit 2025 kishte arritur në 46.54%.
Niveli më i lartë i pjesëmarrjes në vitet e fundit ishte regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, kur në votime kishin dalë 48.78% e qytetarëve.
Edhe zgjedhjet e 6 tetorit 2019 kishin shënuar një dalje më të lartë, me 44.56% të elektoratit që kishte ushtruar të drejtën e votës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!