Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka sqaruar pjesëmarrjen e Albena Reshitaj në seancën e jashtëzakonshme për votimin e presidentit të vendit.
“Sot jam informuar nga Albena Reshitaj se ajo po mendon me marrë pjesë në seancë, i kam thënë që nuk jam dakord që mos të marrë pjesë. Unë i kam thënë që neve nuk na është kërku një rol si subjekt politik, për të kontribuar si AAK, duke mos pas asnjë rol, ne jemi përjashtuar. E konsideroj të padrejtë vendimin e zonjës Reshitaj. Nuk na është kërku, nuk na është ofru ky rol, ky qëndrim është jo i drejt jo i duhur i Reshitaj. Është vendim jashtë diskutimeve që i kemi marrë në parti, në kryesi”, ka thënë Haradinaj për TV Dukagjini.
Pos Ramush Haradinajt, edhe Daut Haradinaj ka folur për aderimin e mundshëm të Albena Reshitajt në Vetëvendosje apo në Listën e Vjosa Osmanit.
S’kam informatë për aderim të Albena Reshitajt’’, ka thënë Daut Haradinaj.
Ndryshe, Reshitaj ka votuar në dy votimet e raundit të parë./Gazeta Sinjali/