image Pjesë e trashëgimisë arkeologjie - “Cjapi i bronztë” në pullën postare të Kosovës

Fotografi

Pjesë e trashëgimisë arkeologjie – “Cjapi i bronztë” në pullën postare të Kosovës

news image

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Cjapi i bronztë”.

Bëhet e ditur se tema e trajtuar në emisionin e ri të pullës postare i përket trashëgimisë sonë arkeologjike, që dëshmon kulturën dhe nivelin zhvillimor ekonomik të të parëve tanë.

“Pulla postare nga emisioni “Cjapi i bronztë”, në motivin e saj bartë pamjen e cjapit të ulur dhe paraqet një gjetje arkeologjike të rrallë dhe të veçantë”.

“Figura e bronztë e cjapit të ulur që i takon shek. VI p.e.s. bazuar në të dhëna të shkruara, është zbuluar rastësisht në vitin 1939, diku në Jaglenicë, lagje periferike e Prizrenit. Kjo figurinë ka gjatësi prej 6,5 cm dhe gjerësi rreth 3 cm, ndërsa peshon 380 gram”.

“Figura e cjapit të ulur sot gjendet e ekspozuar në Muzeun e Vranjës”, njofton Posta e Kosovës.

Pjesë e këtij emisioni të pullave postare është edhe Zarfi i Ditës së Parë që do të jetë në qarkullim postar deri në konsum të plotë.

/GazetaSinjali/