image Pjesa e parë e finales së Kupës së Mbretit: Barcelona dominon dhe udhëheq me golin e Pedrit

Futboll

Pjesa e parë e finales së Kupës së Mbretit: Barcelona dominon dhe udhëheq me golin e Pedrit

news image

Barcelona ka mbyllur pjesën e parë të finales së Kupës së Mbretit me një avantazh të merituar kundër Real Madridit, duke dominuar lojën dhe rezultatin.

Katalunasit kaluan në epërsi në minutën e 28, me një gol të bukur nga Pedri, i asistuar nga Lamine Yamal.

Në fund të pjesës së parë, Barcelona ishte afër shënimit të golit të dytë, por gjuajtja nga këndi e Olmos goditi shtyllën.

Real Madridi, nga ana tjetër, pati vështirësi të mëdha për të krijuar mundësi për gol dhe nuk arriti të rrezikonte portën e Barcelonës gjatë këtij pjesëloje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/