image Pjesa e parë: Drita e jashtëzakonshme, ndodhet në epërsi të dyfishtë ndaj klubit islandez

Futboll

Pjesa e parë: Drita e jashtëzakonshme, ndodhet në epërsi të dyfishtë ndaj klubit islandez

news image

Ka përfunduar pjesa e parë në Islandë, mes Dritës dhe Brediablik, duel ky i zhvilluar në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Skuadra kosovare ndodhet në epërsi të dyfishtë pas 45-minutëshit të parë, shkruan Sinjali Sporti.

Sfidën e zhbllokoi sulmuesi Arb Manaj në minutën e 3-të, teksa epërsinë e dyfishoi Veton Tusha në minutën e 23-të.

Ky është një avantazh i madh i skuadrës kosovare, ndonëse janë edhe 45 minuta të tjerë për t’u zhvilluar, me klubin kosovar që ndeshjen kthyese e zhvillon në Kosovë.

/GazetaSinjaliSport/