image Pjesa e dytë/ Prokuroria: Të akuzuarit shënjestruan "tradhtarët", UÇK ndaloi kundërligjshëm 400 persona

Drejtësi

Pjesa e dytë/ Prokuroria: Të akuzuarit shënjestruan “tradhtarët”, UÇK ndaloi kundërligjshëm 400 persona

news image

Pjesa e dytë e seancës gjyqësore kundër ish-krerëve të UÇK-së është ndërprerë për një pauzë tjetër. Në pjesën e dytë të seancës, prokurorët e specializuar, Ward Ferdinandusse, Alan Tieger dhe James Pace, paraqitën aspekte të ndryshme të rastit ndaj katër të akuzuarve.

Në këtë pjesë, Prokurorët ndër të tjera kanë përmendur rastet e ndalimit të individëve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si dhe komunikatat e lëshuara nga UÇK.

  • Prokuroria tha se UÇK-ja, përmes komunikatave dhe vendimeve të tjera, shënjestroi ata që i konsideronte kundërshtarë
  • Prokuroria tha se të akuzuarit kanë themeluar dhe udhëhequr “ndërmarrjen e përbashkët kriminale” që ka shënjestruar “kolaboracionistët” dhe tradhtarët, terma, që sipas prokurorëve të specializuar “janë ngatërruar” nga UÇK-ja
  • Sipas Prokurorisë, UÇK-ja ka ndaluar paligjshëm mbi 400 persona dhe të paktën 102 prej tyre kanë vdekur
  • Qendrat e ndalimit ishin në mbarë Kosovën dhe në veri të Shqipërisë dhe shpesh, sipas prokurorëve, ato ishin në selitë rajonale të UÇK-së
  • Prokurorët thanë se kanë gjetur te shtëpitë e disa prej të akuzuarve edhe blloqe shënimesh me emrat e “kolaboracionistëve” apo të personave “të ndaluar në mënyrë të paligjshme”
  • Në aktakuzë, tha Prokuroria, katër të akuzuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në “vrasjen e tre personave” në një qendër ndalimi në Jabllanicë
  • Jakup Krasniqi, sipas prokurorit Alan Tieger, kishte pranuar publikisht se UÇK-ja ka “paralajmëruar se do t’i vriste kolaboracionistët”
  • Prokuroria pretendoi se ka prova që dëshmojnë se vendimet e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” po zbatoheshin

/GazetaSinjali/