image Pistorius, Kurtit: Gjermania do ta vazhdojë kontributin për sigurinë e Kosovës

Politikë

Pistorius, Kurtit: Gjermania do ta vazhdojë kontributin për sigurinë e Kosovës

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili po qëndron në Kosovë në vizitë zyrtare bashkë me një delegacion të përbërë edhe nga deputet të Bundestagut gjerman.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se ministri gjerman i Mbrojtjes, falënderoi Kurtin për mikpritjen e ngrohtë gjatë kësaj vizite të parë të tij.

Ai u shpreh i lumtur që ushtarët gjermanë gëzojnë respekt dhe popullaritet në mesin e qytetarëve. Theksoi se Gjermania, së bashku me partnerët e saj në NATO, ka luajtur një rol të rëndësishëm në Kosovë në dekadat e fundit, dhe se ajo është e interesuar që të vazhdojë të japë kontributin e saj në stabilitetin e rajonit, integritetin, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.

Kurse Kurti, i uroi mirëseardhje në vizitën e tij të parë në Kosovë, Pistorius dhe shprehu falënderimin e tij, të popullit dhe shtetit të Kosovës për rolin historik dhe të pazëvendësueshëm të Gjermanisë në gati 25 vitet e fundit, nga çlirimi, te pavarësia e deri në shtetndërtim, dhe ndihmën e vazhdueshme në integrimin evropian dhe euro-atlantik.

Ai veçoi rolin e ushtarëve dhe oficerëve gjermanë në Kosovë në kuadër të KFOR-it të cilët gëzojnë popullaritet në mesin e qytetarëve që janë mirënjohës për shërbimin e tyre.

Më tej kryeministri, shprehu vlerësimin e tij edhe për rolin që Gjermania ka luajtur në forcimin e unitetit evropian përball Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë.

/GazetaSinjali/