image Pique tregon se pse kishte gëlltitur monedha të metalta

Futboll

Pique tregon se pse kishte gëlltitur monedha të metalta

news image

Gerard Pique, ka rrëfyer se pse ka futur në gojë monedha të metalta në një përpjekje për të shmangur një test pozitiv me alkool gjatë kohës së tij sa ishte në Manchester United.

Gerard Pique ka zbuluar se ai gëlltiste monedha në përpjekje për të shmangur një test pozitiv të alkoolit gjatë kohës sa drejtonte makinën i dehur, shkruan goal.

Futbollisti i Barcelonës kaloi pjesën e hershme të karrierës së tij me Djajtë e Kuq përpara se të kthehej në atdheun e tij, duke u shfaqur përfundimisht si një nga gurët e themelit të suksesit të Blaugranës.

Tani, megjithatë, ai ka rrëfyer një incident në të cilin ai shmangu një çështje disiplinore pasi iu kthye një mit urban.

Kam kaluar semaforin e kuq dhe jam ndalur nga policia”, tha Pique për kanalin YouTube The Wild Project.

Ishte viti para se të shkoja në Barca. Papritmas fryj, rezultojë pozitiv dhe e gjej veten në një furgon policie me pranga duke shkuar në burg”, vazhdoi ai.

E gjithë dehja më la papritmas. Karriera ime po shkonte në ferr. Në atë moment ti mendon: “Çfarë dreqin po ndodh?”, vijoi spanjolli.

Të japin çantën për të futur gjithçka që ke dhe më çuan në një dhomë. Polici u largua për një moment dhe unë isha i dëshpëruar”, tha tutje ai.

Më kishin mbetur disa monedha. Para disa kohësh më kishin thënë që nëse i gëlltisje monedhat nuk do të rezultoje pozitiv. Fillova t’i gëlltisë ato. Për mrekulli u shpëtova nga ajo. Dyshoj se ishin monedhat. Në vend të shkojë në shpi, shkova në kazino me taksi”, ka thënë në fund Pique.

/GazetaSinjaliSporti/