image “Pinte dhe më ofendonte vazhdimisht” – burri arrestohet në Gjakovë pas denoncimit nga bashkëshortja

Siguri

“Pinte dhe më ofendonte vazhdimisht” – burri arrestohet në Gjakovë pas denoncimit nga bashkëshortja

news image

Një grua në Gjakovë ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë psikike dhe sjellje të vazhdueshme nën ndikim të alkoolit, ndërsa Policia ka intervenuar duke e arrestuar të dyshuarin, mëson Sinjali nga burimet.

Rasti ka ndodhur më 9 maj 2026 rreth orës 13:00 në rrugën “Tirana” në Gjakovë.

Sipas informatave, viktima A. M (46-vjeçar) ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj, V. M (50-vjeçar), konsumonte vazhdimisht alkool dhe e ofendonte në mënyrë të vazhdueshme.

Burimet bëjnë të ditur se viktima ka refuzuar strehimin, por ka kërkuar urdhër mbrojtës.

Sinjali mëson se ndaj saj është lëshuar urdhër i përkohshëm emergjent për mbrojtje.

Pas arrestimit, të dyshuarit i është bërë testi i alkoolit, ku ka rezultuar me 2.02 promilë alkool në organizëm.

Për shkak të gjendjes së tij, ai fillimisht është dërguar në spital, ndërsa më pas, me urdhër të Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë.

Rasti po trajtohet si “Dhunë në familje”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/