Këngëtarja e njohur me famë botërore Pink, do të shkëputet nga muzika.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja në një intervistë të dhënë së fundmi për “Entertainment Tonight”, transmeton Gazeta Sinjali.
Pink lajmëroi se do të bëjë një pauzë në muzikë për t’ja dedikuar kohën më shumë familjes.
“U bënë dy vite e gjysmë me regjistrime dhe turne, si dhe Willow është rikthyer në shkollë tani, ndërsa Jameson do të jetë parashkollor së shpejti, prandaj ky është viti i familjes”, ka thënë këngëtarja për “Entertainment Tonight”.
Pink gjithashtu ka treguar se vendimin e mori edhe që bashkëshorti i saj Carey Hart, të fokusohet më shumë në karrierën e tij.
“Carey ka shumë gjëra për të bërë gjithashtu. Ai më mbështet shumë. Më ndjek rrotull botës dhe tani është radha e tij”, ka thënë ajo./Gazeta Sinjali/