image Pink dhe djali i saj 3 vjeç, të infektuar me koronavirus

Showbiz/ Pink dhe djali i saj 3 vjeç, të infektuar me koronavirus

news image

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram këngëtarja e famshme P!nk ka treguar se ajo dhe djali i saj 3-vjecar Jameson janë prekur nga Covid-19.

2 javë më pas ata janë ristestuar dhe fatmirësisht rezultuan negativë megjithëse këngëtarja ka shumë rezerva dhe kritika për qeverinë amerikanë mbi mënyrën se si po përballohet kjo situatë.

“Kjo është dicka e trishtë dhe një dështim i qeverisë duke mos i bërë testimet të aksesueshme gjerësisht. Kjo sëmundje është e vërtetë dhe është serioze. Nuk njeh moshë dhe nuk diskriminon. Testet duhet të jenë falas dhe të shpërndahen kudo që të gjithë të kenë mundësi të testohen” -shkroi ajo ndër të tjera.

40-vjecarja shtoi se do të dhurojë 1 milionë dollarë të ndarë në dy pjesë për 2 spitale të ndryshme për të ndihmuar sadopak në luftën kundër Koronavirusit të ri. /Gazeta Sinjali/