image Pilulat për trajtimin e depresionit të nënave pas lindjes rezultojnë me efekt pozitiv

Këshilla

Pilulat për trajtimin e depresionit të nënave pas lindjes rezultojnë me efekt pozitiv

news image

Një pilulë e parë për depresionin pas lindjes pati rezultate premtuese në provat e fundit dhe ka mundësi që të miratohet javën e ardhshme.

Një studim i ri i botuar në American Journal of Psychiatry tregoi se pilula çoi në efekte pozitive në simptomat e depresionit dhe ishte “përgjithësisht e toleruar mirë”.

”Depresioni pas lindjes është i nën-njohur, i nëntrajtuar dhe përçarës për ata që jetojnë me këtë gjendje. Ne bashkëpunojmë me studiues në mbarë botën në një përpjekje për të zhvilluar terapi më të shpejta dhe efektive për shumë gra që kanë nevojë për mbështetje”, tha Dr. Kristina Deligiannidis në një njoftim nga Instituti Feinstein për Kërkime Mjekësore në Northwell Health.

Ilaçi, i quajtur zuranolone, është një antidepresant që merret vetëm për dy javë dhe është në një klasë barnash që synojnë receptorët GABA – të cilët kontrollojnë sinjalizimin në sistemin nervor qendror – në tru duke përdorur një substancë të quajtur neurosteroid.

/GazetaSinjali/