Një medikament eksperimental oral, që mund të trajtojë sëmundjen COVID-19, mund të jetë i disponueshëm deri në fund të vitit, ka thënë Albert Bourla, shef ekzekutiv i gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer, në një intervistë për CNBC.
Paul Hunter, profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore në Mbretërinë e Bashkuar, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se një pilulë orale, edhe pse nuk e zëvendëson vaksinën, mund të jetë “një shtesë e dobishme” në medikamentet për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
“Nëse funksionon atëherë do të jetë një shtesë e dobishme në “armatimin” tonë. Mendoj se janë ende ditët e para. Nga ajo që kam lexuar, ata vetëm se kanë nisur provat e fazës së parë. Po sigurohen që ilaçi të mos jetë toksik dhe të mos shkaktojë efekte anësore”, u shpreh ai.
Profesori Hunter shtoi se pilula është shumë efektive. /Gazeta Sinjali/