image Pilotja e parë me ngjyrë: Diskriminimi nuk ju ndalon t’i arrini ëndrrat tuaja

Kuriozitete

Pilotja e parë me ngjyrë: Diskriminimi nuk ju ndalon t’i arrini ëndrrat tuaja

news image

Pilotja e parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut, Refilwe Ledwaba, ka disa këshilla për këdo që ka frikë se diskriminimi do t’i bëjë që të mos arrijnë ëndrrat e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.

Në vend që të përqendroheni tek ata që kërkojnë t’ju bëjnë keq, gjeni disa njerëz që do të ishin të lumtur t’iu shohin duke bërë atë që doni.

E rritur në Afrikën e Jugut me gjashtë vëllezër e motra dhe me nënën e vetme, Ledwaba ishte pa iluzione për botën e jashtme.

“Kur je një femër dhe me ngjyrë, është një tronditje e dyfishtë,” tha ajo.

Nëse nuk keni njerëzit e duhur pranë, mund të jeni Albert Ajnshtajni, por nuk do ta arrini kurrë.”

Ajo po stërvitej me ekuipazhin e kabinës për të paguar huanë studentore dhe kolegët e saj të bardhë e inkurajuan që të bëhej pilote, madje njëri i ofroi ta trajnonte falas nëse ajo mbulonte koston e karburantit.

Në vitin 2005 ajo pati mundësinë të fluturonte me helikopter në një shkollë qeveritare jashtë Durbanit.

Edhe një herë ishte një burrë i bardhë që e inkurajoi të mos dorëzohej.

Në momentin që fluturoi vetëm, mendoi se kishte thyer të gjitha barrierat gjinore.

“Fluturimi vetëm është një nga momentet më të mira në jetë”, tha ajo për Reuters.

Muaj më vonë ajo u bë pilotja e parë me ngjyrë e helikopterit që u bashkua me Shërbimin e Policisë së Afrikës së Jugut.

Tani, një instruktore e certifikuar e fluturimeve, ajo drejton fondacionin e saj “Girls Fly” i cili është një program në Afrikë që trajnon qindra gra të reja që ëndërrojnë të bëhen pilote.

Duke hedhur një vështrim në karrierën e saj, ajo tha se gjithmonë ka favorizuar njerëzit optimistë.

“Numri i njerëzve që nuk janë të lumtur t’iu shohin atje është shumë më i vogël se ata që duan të jeni,” tha ajo./Gazeta Sinjali/