image Pilotët e FSK-së përfundojnë në Turqi trajnimin rifreskues për helikopter

Siguri

Pilotët e FSK-së përfundojnë në Turqi trajnimin rifreskues për helikopter

news image

Pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), major Afrim Zabeli dhe kapitenët Atdhe Hasani e Krenar Voca, kanë përfunduar me sukses trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Isparta të Turqisë.

Sipas njoftimit të FSK-së, ky trajnim nuk shërbeu vetëm si një përditësim teknik, por edhe si një forcim i mëtejmë i përgjegjësive që këta pilotë bartin çdo ditë.

“Gjatë trajnimit, pilotët tanë zhvilluan dhe përmirësuan aftësitë e tyre përmes fluturimeve praktike, duke përfshirë skenarë të fluturimeve emergjente dhe taktike. Po ashtu, ata patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja profesionale me kolegët e tyre nga Forcat e Armatosura të Turqisë, ata treguan standardin e lartë që përfaqëson FSK-ja në çdo angazhim ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/