Një pije e thjeshtë dhe natyrale, e pasur me hekur, vitamina dhe antioksidantë, po bëhet gjithnjë e më e preferuar për ata që kërkojnë të rikthejnë energjinë dhe balancën në organizëm.
E përgatitur për më pak se dy minuta, kjo recetë është veçanërisht e dobishme për ata që vuajnë nga anemia me mungesë hekuri apo ndjejnë mbajtje të lëngjeve në trup.
Anemia është një nga çrregullimet më të përhapura të gjakut dhe shkaktohet nga mungesa e hekurit, vitaminës B12 apo acidit folik. Simptoma të tilla si lodhja, gulçimi, marramendja, ftohja e gjymtyrëve dhe përqendrimi i dobët janë shenja të zakonshme të kësaj gjendjeje.
Për të ndihmuar në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe prodhimin e shëndetshëm të rruazave të kuqe, një lëng i përbërë nga dardhë, spinaq, sallatë jeshile, majdanoz, limetë dhe nenexhik ofron një kombinim ideal të përbërësve të pasur me hekur dhe vitaminë C.
Përgatitja:
Përbërësit lahen mirë, limeta qërohet dhe pritet, dhe të gjitha shtohen në blender. Pas përzierjes për 30-60 sekonda, pija mund të kullohet ose konsumohet direkt për të përfituar edhe fibrat.
Rekomandime:
Lëngu duhet të konsumohet në mëngjes esëll për përthithje maksimale të hekurit, duke shmangur produktet që e pengojnë këtë proces si qumështi, çaji i zi apo kafeja për të paktën një orë. Këshillohet ta përdorni për 7-10 ditë me radhë dhe pastaj të bëni një pauzë.
Kjo pije ndihmon gjithashtu në detoksifikimin e trupit, uljen e inflamacionit dhe reduktimin e fryrjes së shkaktuar nga mbajtja e lëngjeve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!