image Philips: Nëse Trump zgjidhet president ka rrezik të eliminohet gradualisht baza ushtarake e “Bondsteel”-it

Kosovë

Philips: Nëse Trump zgjidhet president ka rrezik të eliminohet gradualisht baza ushtarake e “Bondsteel”-it

news image

Profesori i Universitetit të Kolumbisë, David Philips është deklaruar rreth ndikimit që mund të kenë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në marrëdhëniet me Kosovën.

Philips dha opinionet e tij për qasjen e dy kandidatëve për president, atë të Kamala Harris dhe Donald Trump.

Ai tha se fokusi i kandidates për presidente të SHBA-së, Kamala Harris është sundimi i ligjit dhe të drejtave të njeriut, jo vetëm në Kosovë por kudo në botë.

Ai për Radio Evropën e Lirë dha mendimin e tij për ndikimin që mund të kenë zgjedhjet në ShBA për Kosovën.

“Ajo është mbështetëse e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, andaj ka të ngjarë ta vëmë re këtë jo vetëm në Kosovë por kudo në botë. Mund të presim që ajo të bëhet kampione e shtetit ligjore dhe luftës kundër kleptokracisë”, ka thënë ai.

Ai dha mendim edhe për mundësin që Trump të zgjidhet president dhe ndikimin që mund të ketë ai.

Sipas Philips, Trump ka interesa financiare në Ballkan.

“Nëse Trump zgjidhet atëherë ka gjasa të shohim një ndryshim të madh në qasjen e SHBA-së. Trump ka interesa financiare në Ballkan. Ai ka transaksione të dëshmuara në favor të SHBA-së”, tha ai.

Tutje, profesori pohoi se nëse Trump zgjidhet president, mund të ketë eliminim gradual të bazës ushtarake të “Bondsteel”-it në Kosovë.

“Një nga gjërat e para që Trump mund të bëjë është vlerësimi i politikës amerikane dhe interesave të sigurisë. Unë do të prisja që baza ushtarake amerikane në Kosovë “Bonsteel” të eliminohej gradualisht. Gjithashtu çdo hap për ta futur Kosovën në NATO do të suspendohej”, tha tutje ai.

/GazetaSinjali/