image Pfizer i dërgon letër Odës së Mjekëve të Kosovës, ja çka shkruhet në të

Shëndetësi

Pfizer i dërgon letër Odës së Mjekëve të Kosovës, ja çka shkruhet në të

news image

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një letër nga kompania farmaceutike Pfizer, shkruan Gazeta Sinjali.

Njoftimi ka të bëjë me ndryshimin e përbërjes farmaceutike të një produkti i cili ka efekt të shpejtë në trajtimin e disa sëmundjeve.

Në letër thuhet se formulimi i ri i vaksinës pa laktozë do të ndihmojë në shmagien e gabimeve potenciale në medikacion.

Bëhet fjalë për produktin Solu Medrol S.A.B. Act-O-Vial 40 mg.

“Solu-Medrol S.A.B. Act-O-Vial 40 mg pluhur dhe tretës për tretësirë për injeksion që tani gjendet në treg është prodhim me monohidrat të laktozës nga qumështi i lopës si ekscipient. Reaksionet serioze alergjike janë raportuar te pacientët alergjik në proteinat e qumështit të lopës të cilët janë trajtuar intravenoz ose instramuskular me Solu-Medrol S.A.B. Act-O-Cial 40 mg pluhur dhe tretës për tretësirë për injeksion që përmban laktozë”, thuhet në letrën e dërguar nga Pfizer.

Letra e plotë:

/GazetaSinjali/