image Pfizer dhe BioNTech fillojnë provat klinike për vaksinën kundër Omicron

Botë

Pfizer dhe BioNTech fillojnë provat klinike për vaksinën kundër Omicron

news image

Kompanitë e prodhimit të vaksinave Pfizer dhe BioNTech kanë filluar provën klinike për një vaksinë specifike ndaj variantit Omicron të COVID-19.

Studimi do të vlerësojë vaksinën për sigurinë, tolerancën dhe nivelin e përgjigjes imune, si një seri primare dhe një dozë përforcuese, deri në 1 mijë e 420 të rritur me shëndet të mirë të moshës 18 deri në 55 vjeç, shkruan CNN.

Studimi është i ndarë në tre grupe: Pjesëmarrësit në grupin e parë kanë marrë dy doza të vaksinës aktuale Pfizer ndaj COVID-19 të paktën 90 deri në 180 ditë përpara studimit. Ata do të marrin një ose dy doza të vaksinës specifike të Omicron.

Pjesëmarrësit në grupin e dytë kanë marrë tre doza të vaksinës aktuale Pfizer ndaj COVID-19 të paktën 90 deri në 180 ditë përpara studimit. Ata do të marrin një dozë të vaksinës aktuale Pfizer ndaj COVID-19 ose vaksinës specifike të Omicron.

Pjesëmarrësit në grupin e tretë nuk kanë marrë asnjë vaksinë kundër COVID-19. Ata do të marrin tre doza të vaksinës specifike të Omicron.

Vaksina specifike për Omicron do të administrohet si një dozë 30 mikrogram, e njëjtë me vaksinën aktuale.

“Ndërsa kërkimet aktuale dhe të dhënat e botës reale tregojnë se përforcuesit vazhdojnë të ofrojnë një nivel të lartë mbrojtjeje kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimit në spital me Omicron, ne e kuptojmë nevojën për të qenë të përgatitur në rast se kjo mbrojtje zbehet me kalimin e kohës dhe për të ndihmuar potencialisht në adresimin e Omicron dhe variante të reja në të ardhmen”, tha në njoftim, nënkryetari i lartë i Pfizer dhe shefja e Kërkimit dhe Zhvillimit të Vaksinave, Kathrin Jansen./GazetaSinjali/