Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Bordit Drejtues të SHSKUK-së për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të Inspektoratit të Punës për kthimin e Basri Sejdiut në pozitën e kreut të SHSKUK-së, raporton Gazeta Sinjali.
Vendimi për kthimin e Sejdiut në punë është shtyer deri në një vendim përfundimtar gjyqësor, sipas padisë nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së.
Kështu kanë bërë të ditur nga Qendra Klinike Universitare përmes një komunikate për media.
“Bordi Drejtues i SHSKUK, edhe njëherë shprehë bindjen se Vendimi për shkarkim të ish-drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, është i drejtë dhe i bazuar”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/