image Pezullohet ndërtimi i fabrikës së çimentos që çoi peshë banorët e Klinës

Sociale

Pezullohet ndërtimi i fabrikës së çimentos që çoi peshë banorët e Klinës

news image

Planifikimi për ndërtimin e një fabrike çimentoje në bjeshkën e fshatit Gremik të komunës së Klinës, çoi peshë gjithë banorët të cilët me ngulm kundërshtonin të ndodhte një gjë e tillë. Ata madje u mblodhën në një protestë para Kuvendit Komunal për të shprehur pakënaqësitë e tyre për ndërtimin e kësaj fabrike, e cila sipas tyre do të shkaktonte dëme në shëndetin e banorëve, raporton Gazeta Sinjali.

E një presion kaq i madh, bëri që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të marrë vendim që të pezullohen lejet dhe pëlqimi i operatorit për ndërtimin e fabrikës së çimentos.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Lëvizja Vetëvendosje Dega në Klinë, të cilët thanë se reagimi qytetar fitoi një betejë ndaj vendimeve të pushtetit lokal.

Kujtojmë se ndërtimi i fabrikës së çimentos është konsideruar i dëmshëm për shëndetin e banorëve të fshatit, pasi që materiet që liron ajo shihen si kancerogjene dhe të rrezikshme për jetën e njeriut.

Njoftimi i plotë:

/GazetaSinjali/