image Pezullohen nga puna 5 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, të dyshuar për ryshfet

Drejtësi

Pezullohen nga puna 5 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, të dyshuar për ryshfet

news image

Me kërkesën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot është marrë vendimi për pezullimin e përkohshëm nga marrëdhënia e punës në shërbimin civil të Kosovës për pesë zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga kjo ministri.

“Ky vendim është marrë si domosdoshmëri për zbatimin e bazës ligjore në fuqi, si dhe njoftimit të marrë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të datës 03 mars 2021, për masat e ndërmarra ndaj këtyre zyrtarëve, të cilët dyshohen për veprat penale ‘marrje e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Vendimi për pezullimin nga marrëdhënia e punës do të jetë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet përgjegjëse.

Zyrtarët e pezulluar ishin arrestuar gjatë muajit shkurt në një aksion të Policisë së Kosovës, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i detyrës zyrtare”./Gazeta Sinjali/