image Petro Koçi: Serbia të kërkojë falje për krimet në Kosovë

Politikë

Shqipëri/ Petro Koçi: Serbia të kërkojë falje për krimet në Kosovë

news image

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i ka bërë thirrje Serbisë që të kërkoj falje për krimet që ka kryer në Kosovë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Koçi ka publikuar foto nga aktiviteti i zhvilluar në nder të aktivistes Vasfie Krasniqi, e cila mundi skllavërinë dhe dëshmoi pështirësinë e përdhunimeve të serbeve në Kosovë.

 “Vasfie Krasniqi është britma dhe kushtrimi i çlirimit të Kosovës dhe simboli i kurajos në shoqërinë shqiptare për të thënë të vërtetën. Ajo është thirrja ndaj Serbisë që të guxojë të pranoje turpet gjatë përpjekjes për spastrim etnik të Kosovës. Ndërsa Kosova është çliruar prej Serbisë, Serbia nuk është çliruar akoma prej Kosovës. Sot, duke nderuar Vasfie Krasniqin, gruan që mundi skllavërinë e heshtjes dhe dëshmoi vështirësinë e përdhunimeve të serbëve në Kosovë”, shkruan Koçi. /Gazeta Sinjali/