image Petkoviq-Trajkoviqit: Mos e gënje popullin, serbët do të mund t’i regjistrojnë dhe zgjasin targat KM

Politikë

Petkoviq-Trajkoviqit: Mos e gënje popullin, serbët do të mund t’i regjistrojnë dhe zgjasin targat KM

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka mohuar pretendimet e kryetares së Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq se Zyra për regjistrim dhe riregjistrim të automjeteve në Rashkë është mbyllur me marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Petkoviq ka deklaruar në Twitter se “Rada Trajkoviqit i vjen keq që targat KM kanë mbetur dhe ka theksuar se zyra e regjistrimit në Rashkë për targat KM vazhdon të funksiojë normalisht”.

“Mos i shpikni gjërat dhe mos e gënjeni popullin. Serbët do të mund të regjistrojnë dhe zgjasin targat KM në mënyrën më normale të mundshme. Regjistrimi në Rashkë për targat KM funksionon normalisht! Fakti që të vjen keq që ne i ruajtëm targat KM dhe që po merr pjesë në luftën informative të Kurtit, të lumtë!”, i tha ai Trajkoviqit me anë të një postimi në Twitter.

/GazetaSinjali/