image Petkoviq thotë se s’u lejua të futet në Kosovë për ta përuruar sheshin që financoi

Rajon

Petkoviq thotë se s’u lejua të futet në Kosovë për ta përuruar sheshin që financoi

news image

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë që s’është lejuar që të hyjë në territorin e Republikë së Kosovës.

Petkoviq ishte nisur që të merrte pjesë në një përurim të një sheshi në një fshat të Gjilanit, megjithatë është kthyer mbrapsht në kufi.

Konstruktimin e këtij sheshi e kishte financuar zyra e Petkoviqit.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë një numër i madh serbësh përfshirë edhe kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.

/GazetaSinjali/