Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është takuar dje me patriarkun serb, Porfirio, me të cilin kanë folur për situatën në Kosovë dhe mbrojtjen dhe renovimin e kishave ortodokse serbe.
Petar Petkoviq ka thënë se një numër i madh i kishave serbe në Kosovë kanë qenë të ekspozuara nga “sulmet dhe përdhosjet”
“Sulmet në tempujt tanë janë të drejtuara te dëbimi i serbëve nga vendet tona qindra vjeçare, duke fshirë të kaluarën dhe shpirtëroren, në mënyrë që të shkatërrojnë çdo gjurmë të historisë së popullit serb”, tha Petkoviq.
Petkoviq dhe patriarku Porfirio kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e ngushtë mes Kishës Ortodokse Serbe dhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë lidhur me renovimin e kishtës së dëmtuar në Prizren.