Tabelat me emblemën e UÇK-së të vendosura në hyrje të Graçanicës, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i ka vlerësuar si kërcënimin të hapur për sigurinë e serbëve, transmeton Gazeta Sinjali
Ai paralajmëroi se shoqëria në Kosovë po lëviz në drejtim të radikalizimit të rrezikshëm para syve të bashkësisë ndërkombëtare, e cila është një kërcënim i padyshimtë për popullatën joshqiptare, por edhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
“Ju kujtoj se disa nga komandantët e UÇK-së janë në gjykatë pikërisht për shkak të krimeve të kryera kundër serbëve, por edhe kundër bashkatdhetarëve të tyre që ishin kundërshtarë të metodave terroriste dhe kriminale për të luftuar për të arritur qëllimet politike”.
“Tabelat me emblemën e UÇK-së janë një thirrje e hapur për dhunë dhe punën e njerëzve që janë krenarë për krimet e tyre, dhe kjo është arsyeja pse unë pres që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe Metohi të reagojnë urgjentisht dhe të marrin masa për ta eleminuar këtë”, tha Petkoviq.