image Petkoviq: Policia e Kosovës ka kthyer mbrapsht një autobus me serbë në Jarinje

Kosovë

Petkoviq: Policia e Kosovës ka kthyer mbrapsht një autobus me serbë në Jarinje

news image

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se sot 50 pelegrinë serbë janë kthyer mbrapsht nga policia e Kosovës, përcjell Gazeta Sinjali.

Petkoviq ka thënë se pelegrinët kishin planifikuar të vizitojnë disa nga tempujt e Kishës Ortodokse Serbe.

Vizita e tyre ishte njoftuar tek zyrtarët policorë sipas marrëveshjes dhe praktikave të mëhershme, duke konsideruar poashtu nevojën që ata të përcillen me polici shkaku i sigurisë”, ka thënë Petkoviq, raportojnë mediat serbe.

Sipas tij, pelegrinët kanë planifikuar të vizitojnë varret e paraardhëseve të tyre, si dhe ta vizitojnë Manastirin e Deçanit./Gazeta Sinjali/