image Petkoviq pas takimit me Lajçakun: Kemi diskutuar për statutin e Asociacionit si hapin e parë drejt formimit të themelimit

Siguri

Petkoviq pas takimit me Lajçakun: Kemi diskutuar për statutin e Asociacionit si hapin e parë drejt formimit të themelimit

news image

Në Bruksel kanë përfunduar takimet mes emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe kryenegociatorin serb Petar Petkoviq.

Takimet u zhvilluar ndaras dhe përfunduar pa një takim trepalësh.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq pas takimit me Lajçakun ka deklaruar se kanë diskutuar për statutin e Asociacionit.

“Kemi diskutuar për statutin e Asociacionit si hapin e parë konkret drejt formimit të themelimit të saj, të cilin populli ynë në Kosovë e ka pritur për 10 vjet”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se bisedimet do të vazhdojnë.

“Ne folëm edhe për energjinë dhe për të zhdukurit dhe pres një përparim atje”, tha Petkoviq, transmeton Tanjug.

/GazetaSinjali/