image Petkoviq: Nuk do t'i rrahim policët e Kosovës, ata ishin në territor të Serbisë dhe kemi prova

Politikë

Petkoviq: Nuk do t’i rrahim policët e Kosovës, ata ishin në territor të Serbisë dhe kemi prova

news image

Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka folur në një konferencë për medie në lidhje me kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga njësitë speciale serbe.

Petkoviq ka thënë se policët janë arrestuar nga xhandarmëria serbe rreth orës 12:38 të ditës së sotme, sipas pretendimit të tij, në Rashkë.

“Ata ishin në territorin e Serbisë, në fshatin Gnjilica në komunën e Rashkës. Anëtarët e Policisë tonë nuk shkelën në territorin e Kosovës dhe nuk shkelën ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, sepse nuk shkelën vijën administrative.”

Ai pretendoi se për një gjë të tillë kishte prova dhe se do t’i dorëzonte te ndërkombëtarët, dhe se ishte i hapur për një hetim ndërkombëtar.

Ai përmendi edhe Llune Millenkoviqin që e konsideroi të kidnapuar.

“Për dallim nga Obrenoviqi dhe Millenkoviqi, që ishin rrahur aq keq sa fytyra iu ishte deformuar, kjo nuk do të ndodh me këta persona të arrestuar.” – u shpreh ai.

/GazetaSinjali/